Turneu i 2të Ndërkombëtar i Taekwondo-së 'THERANDA OPEN 2011"
Të shtunën me datën 1 Tetor 2011 është mbajtur Turneu i 2-të Ndërkombëtar i Taekwondo-së "THERANDA OPEN 2011" në Therandë.
Në këtë manifestim të sportit Luftarak –Olimpik Taekwondo, kanë marrur pjesë 110 garues nga klubet e Taekwondo-së si: “PUMA” nga Theranda,”OLYMPIC-ART” nga Prishtina.”DON” nga Prishtina,”ÇELIKU” nga Malisheva,”DEARTI” nga Gjakova,pastaj garuesit me dy klube nga Shqipria “ORTEK” nga Tirana dhe “BIJTË E SHQIPES” nga Durrësi , nga Kroacia dy klube “ZAPREŠIĆ” dhe “SUSEDGRAD SOKOL” nga Zagrebi dhe klubi“ULQINI” nga Ulqinii.
Konform rezultateve të arritura në Turneun Nderkombetar të Taekwondo-së janë shpallur garuesit më të mirë sipas kategorive:
Kadet të rinj:MATILDA OSMAJ nga klubi “ORTEK”-Tiranë
Kadet :MERSUDIN KURTI nga klubi “ULQINI” nga Ulqini.
Junior: GERSI BALLA nga klubi “BIJTË E SHQIPES”-Durrës dhe
Senior:KASTRIOT RAMADANI nga klubi “OLYMPIC ART” Prishtinë.
Ndërsa epiteti i garuesit më të mirë i takoi RILIND KUÇIT nga klubi PUMA - Therandë.
Vend i parë i takoi klubit PUMA nga Theranda.
Vend i dytë klubit ULQINI nga Ulqini.
dhe Vend i tretë klubit OLYMPIC ART nga Prishtina.
Organizator i garës: Akademia Taekwondo & Hapkido “PUMA”